Fjalë Kyçe

Parlajmërimi i NASA’s, nuk e përjashton mundësinë e përplasjes së metorëve me tokën

Parlajmërimi i NASA’s, nuk e përjashton mundësinë e përplasjes së metorëve me tokën

Jim Bridenstine, administratori i NASA-s beson se ideja e një asteroidi që përplaset me Tokën, nuk është diçka që njerëzit duhet ta lidhin vetëm me filmat, ndaj duhet marrë seriozisht.

Gjatë Konferencës së Mbrojtjes Planetare të 2019, në Uashington, Jim Bridenstine deklaroi se NASA dhe disa segmente të tjerë që lidhen me hapësirën do të zhvillojnë një stërvitje mbrojtëse duke stimuluar një asteroid që po shkon drejt përplasjes me Tokën.

“Ne duhet të sigurohemi që njerëzit të kuptojnë se kjo nuk ka të bëjë me Hollivudin, nuk ndodh vetëm në filma. Kjo është në fund të fundit për mbrojtjen e planetit të vetëm që dimë tani për të strehuar jetën dhe që është planeti Tokë”, shtoi ai.

Teksa vuri në dukje potencialin në rritje të ngjarjeve të tilla, duke marrë shembullin e meteorit që shpërtheu në malin e Uralit në shkurt të vitit 2013 dhe që shënoi goditjen më të madhe të meteorëve në më shumë se një shekull, pas ngjarjes Tunguska të vitit 1908, ai theksoi se kjo përplasje mes asteroidëve dhe tokës duhet marrë seriozisht.

Bridenstine tha se ngjarje të tilla kanë ndodhur tri herë në 100 vitet e fundit, ndërsa më shumë se 1,600 njerëz u plagosën nga vala e goditjes së shpërthimit në vitin 2013. Sipas tij shpërthimi në malin e Uralit, i cili vlerësohet të jetë i fortë sa 20 bomba atomike Hiroshima na çon në mendimin se një ngjarje tjetër në shkallën e saj apo dhe më e fortë mund të ndodhë në Tokë.

Ai shtoi se mbrojtja e planetit është po aq kritike , sa objektivat e tjera të NASA-s, siç përshembull ulja e njerëzve në hënë. Bridenstine tha gjithashtu se NASA po punon për të zbuluar dhe ndjekur 90 për qind të asteroideve, të cilët mund të shkaktojnë dëme potencialisht fatale pas shpërthimit.