Fjalë Kyçe

Përjashtohet profesori i shkollës së mesme, pasi nuk ‘mund të lexojë e as të shkruajë’

Përjashtohet profesori i shkollës së mesme, pasi nuk ‘mund të lexojë e as të shkruajë’

Vështirësitë për të lexuar dhe shkruar nuk ishin pengesë për një burrë që të marrë një vend pune në një shkollë të mesme, madje top shkollë.

Faisal Ahmed iu dha leja nga programi i trajnimit të mësuesve elitarë TeachFirst megjithëse kishte ‘vështirësi ekstreme me shkrim dore’, probleme me leximin dhe kuptimin e ‘testeve me shkrim’.

Vetëm disa ditë pasi nisi punën e tij të re në shkollën katolike Shën Thomas More në Wood Green në veri të Londrës, ai u ftua nga drejtori dhe u pezullua, njofton The Sun, përcjell Gazeta Alo.

Ahmed vuan nga dispraksia, një gjendje shëndetësore që ndikon në bashkërendimin e njohurive, dhe ai e noftoi drejtorin Mark Rowland se ai nuk ishte në gjendje të shkruante për ‘më shumë se dy minuta’ pasi gjendja e tij i shkaktonte shumë dhimbje.

TeachFirst rekruton mësimdhënës që janë të sapodiplomuar e që dërgohen në shkolla, për të fituar kualifikimin e duhur. Ndryshe, kjo organizatë fiton miliona nga ky program.

Skandali doli në shesh kur Ahmed, i cili është në moshën 30-vjeçare, paditi shkollën për përjashtimin e tij dhe diskriminimin e personave me aftësi të kufizuar.

Por The Sudn merr vesh që Ahmed e humbi betejën e tij ligjore në shkallën e pare e pastaj edhe apelin në Gjykatën Qendrore të Londrës që hodhi poshtë pretendimet e tij muajin e kaluar.

TeachFirst pranoi se ata nuk e njoftuan shkollën për gjendjen e z. Ahmed. /Gazeta Alo/