Fjalë Kyçe

Pitoni 7 metërsh gëlltit 54 vjeçaren, pamje të tmerrshme

Pitoni 7 metërsh gëlltit 54 vjeçaren, pamje të tmerrshme

Një piton shtatë metër i gjatë ka gëlltitur një grua në Indonezinë qendrore.

Viktima, 54 vjeçarja Wa Tiba, ishte zhdukur të enjten mbrëma ndërsa punonte në një kopsht afër fshatit të saj në ishullin Muna, në provincën juglindore Sulaëesi, konfirmoi shefi i fshatit Faris.

Të premten familja e saj shkoi ta kërkonte në kopsht, por i gjetën vetëm disa sende të saj, duke përfshirë sandalet dhe një elektrik dore.

Faris deklaroi se familja dhe banorët e fshatit filluan kërkimin e gruas dhe e gjetën gjarprin me barkun e fryrë rreth 50 metra nga vendi ku gjetën sendet.

Ai konfirmoi se banorët vranë gjarprin, ndërsa kur çanë barkun e tij, gjetën trupin e paprekur të gruas me veshje.