Fjalë Kyçe

Po mendoni të blini shtëpi?! Ja çfarë duhet të dini që mos keni dëmtime nga tërmeti

Po mendoni të blini shtëpi?! Ja çfarë duhet të dini që mos keni dëmtime nga tërmeti

Janë me qindra pallatet në Shqipëri që pas termetit, kolonat e të cilave kanë qenë të forta për të mos pësuar dëmtime, por apartamentet e tyre kanë pësuar dëme të shumta, duke u shembur edhe muret.

Ekspertët izraelitë, të cilët ndodhen në Shqipëri për të dhënë asistencën e tyre për vlerësimin e pallateve dhe rikonstruksionin e tyre atje ku është e mundur, tregojnë se ku kanë gabuar ndërtuesit shqiptarë.

Sipas tyre janë mbi 800 ndërtesa vetëm në Durrës, të cilat kanë pësuar dëmtime, prej të cilave 20 mijë apartamente kërkojnë riparime.

Duke vlerësuar pallatet, ata kanë dhënë edhe ndihmën e tyre në riparimet e nevojshme, edhe siç shprehen ata mund ta bëjnë këtë për një apartament në çdo pallat duke u treguar edhe punonjësve të pallateve si duhet punuar.

Por nëse jeni duke menduar për të blerë një apartament për ditët në vijim, duhet të keni parasysh që pallati duhet t’i ketë vendosur tullat në formë vertikale, pasi në këtë formë ato nuk do të shemben, pasi do të jenë të lidhura nga llaçi i hedhur mes tyre, si edhe duke vendosur një brez betoni në mes të murit.

Ky ishte edhe shpjegimi që kanë dhënë edhe ekspertët izraelitë, të cilët kanë konstatuar se thuajse në të gjitha objektet që ata kanë kontrolluar tullat kanë qenë të vendosura horizontalisht.