Fjalë Kyçe

Prekëse, nëna me fëmijë i bien në gjunjë ushtarit që t’i lejojë ta kalojnë kufirin

Prekëse, nëna me fëmijë i bien në gjunjë ushtarit që t’i lejojë ta kalojnë kufirin

Lety Perez, ra në gjunjë, me njërën dorë e mbuloi fytyrën ndërsa në tjetrin krah e mbante djalin e saj 6 vjeçar, teksa i luteshin ushtarit të Gardës Kombëtare të Meksikës që t’i lejojë ata ta kalojnë kufirin për në Shtetet e Bashkuara.

Kjo nënë ka udhëtuar 2.410km nga Guatemala për në qytetin kufitar Ciudad Juarez, ku më pas u ndalua disa metra nga kufiri me SHBA’në. E këtë moment, e ka kapur fotografi i Reuters, Jose Luis Gonzales.

“Gruaja iu lut dhe i ra në gjunjë ushtarit që t’i lejojë ata të kalojnë … ajo donte të kalonte e t’i jepte djalit të saj një të ardhme më të mirë” tha fotografi Gonzales.

Ushtari nuk pranoi që emri i tij të bëhej publik, shkruan Reuters.