Fjalë Kyçe

Puna e ëndrrave: Pagë prej 10.000 dollarësh për t’u larë në pishina hotelesh luksoze

Puna e ëndrrave: Pagë prej 10.000 dollarësh për t’u larë në pishina hotelesh luksoze

Do të dëshironit ta kalonit gjithë verën anës pishinës duke shijuar stinën e nxehtë dhe duke u relaksuar? Tani mundeni, madje edhe duke u paguar për ta bërë këtë gjë!

Hotels.com po kërkon të punësojë “Poolhop-in” e parë që të udhëtojë nëpër Shtetet e Bashkuara dhe të eksplorojë pishinat e hoteleve më të bukura nga njëri breg në tjetrin, për kërkime (e keni parasysh). Nëse ju fitoni vendin e punës do të keni mundësinë të shijoni pishinat më të bukura të ShBA-së, të pini koktailet më të mira, të shkrepni fotot perfekte për Instagram dhe të merrni ngjyrë çokollate në hotelet më luksoze.

Do të ketë dhomë falas, udhëtim falas, shpërblime si anëtar i Hotels.com dhe 10 mijë dollarë! Puna juaj do të jetë vetëm të jepni për lexuesit e Hotels.com detajet për pishinat që keni vizituar dhe fotot tuaja do të ngarkohen ne website. Jeni kuriozë se ku do të shkoni nëse vendi i punës bëhet juaji? Më poshtë janë gjashtë destinacionet mbresëlënëse.