Fjalë Kyçe

Rosa super-nëna me…76 të vegjël

Rosa super-nëna me…76 të vegjël

Fotografi Brent Čížek ka arritur të kapë një foto të rrallë të një rose të egër.

Gjatë një udhëtimi me një varkë të vogël në liqenin Bemidji në SHBA, fotografi synonte të fotografonte momente intime të jetës së kafshëve.

Kur pa fillimisht, rosën, ai numëroi 26 rosakë të vegjël. Por, surpriza nuk kishte mbaruar këtu.

Varka e tij vazhdoi në ujërat e zhurmshme të liqenit dhe familja e rosës po rritej ndërkohë.

Cizek përfundimisht vendosi të vëzhgonte nga afër.

“E dija se kjo ishte një mundësi fotografike një herë në jetë, kështu që menjëherë u përpoqa të kryeja sa më shumë shkrepje, duke shpresuar për një foto të mirë”.

Numri i zogjve vazhdonte të rritej dhe fotografi numëroi 56 të tillë.

Pas shumë shkrepjeve, Cizek shkoi në shtëpi.

“Gjeta një imazh që ishte në qendër të vëmendjes dhe që unë thjesht e desha”, thotë. “E dija se do të pëlqehej në mediat sociale, kështu që e postova menjëherë “.

Lista e zogjve nuk përfundoi këtu, pasi në fund rezultoi të ishin 76 të vegjël që ndiqnin pas nënën rosë.

Tek kjo lloj specie, jo të gjithë të vegjlit mund të jenë të dy prindërve. Gjatë luftës për territor, rosat përzënë nënat e tjera dhe “birësojnë” të vegjlit e tyre./Panorama