Fjalë Kyçe

Rrëfejnë motrat të tmerruara, menduam se ishte një kafshë e lënduar, gjetëm foshnjën e braktisur në qese

Rrëfejnë motrat të tmerruara, menduam se ishte një kafshë e lënduar, gjetëm foshnjën e braktisur në qese

Tri motra të shqetësuara nxituan në pyll pasi dëgjuan disa klithma për të cilat fillimisht menduan se ishin të një kafshe por gjetën një fëmijë të porsalindur.

Kayla Ragatz dhe motrat e saj kontrolluan pemët pranë shtëpisë së tyre në Georgia, të enjten e kaluar pasi dëgjuan britma të çuditshme.

Motrat e dëgjuan sërish zërin dhe i treguan babait të tyre Alan Ragatz.

Alan dhe vajzat e tij shkuan në pyll dhe u habitën kur zbuluan se tingulli po vinte nga një vajzë e porsalindur.

“Ne shkuam dhe e morëm. Ishte një fëmijë i mbështjellë në një qese plastike dhe ne thirrëm 911. Ajo ishte gjallë. Po qante prandaj menduam se ishte një shenjë e mirë. Falënderoj vajzat e mia sepse ato më lajmëruan. Vajza kishte vetëm një orë që kishte lindur sepse kishte akoma kordonin e saj kërthizor”, tha Alan.

Pasi Alan dhe vajzat e tij thirrën policinë, foshnja u dërgua në spital ku edhe iu dha ndihma e parë.

Gjendja e saj tani është e qëndrueshme.