Fjalë Kyçe

Rrëfimi shokues: Nëna ime fshehu 4 fëmijë të vdekur në dollap

Rrëfimi shokues: Nëna ime fshehu 4 fëmijë të vdekur në dollap

Nëna e saj Bernadette Quirk fshehu katër kufomat e fëmijëve të saj të porsalindur në dollap për njëzet vjet, por e bija Joanne Lee, 47 vjeçe, nga Saint Helens e Britanisë së Madhe tha se nuk do të ndryshonte asgjë nga e kaluara e saj.

“Ajo më bëri një person më të mirë, pavarësisht se çfarë ka bërë”, janë fjalët e gruas . Nëna e saj vdiq 64 vjeçe, në shkurt të 2019, por krimet i mbeten të pashlyeshme në kujtesë.

Një ditë Joanne zbuloi në dollap eshtrat e një fëmije të sapolindur dhe e ndihmoi nënën ta groposë në varrin e familjes. Pak kohë më vonë ajo do të zbulonte tre kufoma të tjera, në dollap dhe poshtë krevatit.

Bernadette kishte pasur marrëdhënie seksuale me persona të rastit dhe kishte mbetur shtatzënë. Pasi i sillte në jetë, i vriste.

Joanne ishte 15 vjeçe kur e ëma mbeti shtatzënë dhe e humbi fëmijën 30 minuta pasi erdhi në jetë.

“Tha se ka lindur në shtëpi dhe se fëmijët nuk lëviznin dhe nuk bënin zhurmë. Si pasojë e kësaj, i hodhi.

Quirk ka lindur 4 fëmijë, dy prej të cilave janë binjake. Lindjet kanë ndodhur në një fazë kaotike të jetës së saj, kur ajo pinte dhe kryente marrëdhënie me njerëz të rastit. Për këto krime, gruaja u dënua nga Gjykatsa”, tha inspektori i policisë, Neil Bickley.

“Unë nuk e duroja dot nënën time, por nuk do kthehesha mbrapsh. Sot jam një nënë më e mirë”, tha ajo.