Fjalë Kyçe

Sportistja thyen të dy këmbët gjatë kërcimit, moment vërtet i dhimbshëm

Sportistja thyen të dy këmbët gjatë kërcimit, moment vërtet i dhimbshëm

Gjimnastja e Universitetit Auburn i theu të dyja këmbët pas një rënie të tmerrshme gjatë garës këtë fundjavë.
Samantha Cerio po bënte kërcimin e saj të parë në sipërfaqe të sheshtë, kur ajo pësoi një rënie të papërashtatshme.

Turma mbeti pa frmë kur Cerio, e cila është sportiste me përvojë në ekip, u përpoq të bënte një rrotullim të dyfishtë me duar, por ra për toke duke bërtitur nga dhimbjet.

‘Mendoj se ajo mund të jetë lënduar”, tha një nga komentatorët e garës, derisa mjekët vrapuan për ta ndihmuar.

“Dukej sikur nyjet janë përdredhur dhe ajo padyshim ka shumë dhimbje”.
Cerio thuhet se ka pësuar zhvendosje të dy kapakëve të gjunjëve dhe ka thyer të dyja këmbët.
Ajo u transportua nga arena me një barelë derisa tumra ishte ngritur në këmbë për t’i dhënë mbështetje.
“Ishte shumë e vështirë për të parë,” tha trajneri i Auburn, Jeff Graba. “Ajo është një kalorëse e vërtetë. Gjëja e fundit që ajo tha ishte, “Shko ndihmoji vajzat.” ‘
Cerio më vonë shkroi në faqen e saj në Instagram dhe tha se e premtja ishte ‘nata e saj e fundit si gjimnaste’.

‘Pas 18 vjetësh tani më duhet të braktis fanellën dhe të lë prapa gjithçka. Megjithatë, unë jam tepër krenare për atë që gjimnastika më ka mundësuar të bëhem. Sporti më mësoi se çka është puna e vështirë, përulësia, integriteti dhe përkushtimi, sa për t’i përmendur disa,”shkroi ajo.
“Ky sport më kanë dhënë shumë sfida dhe unë kurrë nuk do të kisha imagjinuar veten pa këtë sport”.

‘Mund të mos ketë përfunduar në mënyrën se si e kisha planifikuar, por asgjë nuk shkon siç është planifikuar’.
Cerio mund të ketë një rrugë të gjatë për rimëkëmbje, por ajo gjithashtu ka një të ardhme emocionuese përpara në mat.

Vajza e cila u shpall sportiste e vitit, do të diplomojë këtë vit si inxhiniere e aerodinamikës.
Cerio do të martohet në Alabama këtë qershor dhe pastaj do të zhvendoset në Seattle për të filluar punën për Boeing. /Gazeta Alo/