Fjalë Kyçe

U dënua gabimisht për paratë që nuk i kishte vjedhur, vajza e së re humbi rininë në burg

U dënua gabimisht për paratë që nuk i kishte vjedhur, vajza e së re humbi rininë në burg

E vendosur në burgun më të rëndë të Britanisë së Madhe qysh si adoleshente, ajo dy herë u përpoq të bënte vetëvrasje dhe ende ka mbetur e traumatizuar dy dekada më pas.

Krimi i saj ishte se gjoja kishte ‘vjedhur’ 11.500 funta nga zyra postare ku ajo po punonte – puna e saj e parë pas përfundimit të shkollës.

Historia e tmerrshme e Tracy Felstead është një nga më të pikëlluarat në historinë e gjykimeve të padrejta nga Gjykata e Lartë në Britaninë e Madhe. Nga ana tjetër, janë hiç më pak 550 ish-punëtorë të postës të cilët kanë paditur Zyrën Postare Office Ltd për prishjen e jetëve të tyre me akuza të rreme.

Ata ishin akuzuar për vjedhje në degët e tyre ku shërbenin, ku shumë prej tyre përfunduan fatkeqësisht të burgosur si hajdutë të zakonshëm apo edhe shumë të tjerë falimentuan ekonomikisht. Megjithatë, dëshmitë tani sugjerojnë se krejt kjo vjen nga një gabim kontabël kompjuterik, që nënkupton se paratë nuk ishin vjedhur kurrë.

Zonja Felstead sapo kishte ndalë nga bankat shkollore kur ajo u soll në burgun mbretëror Holloway, në veri të Londrës – burg famëkeq ky ku dërgohen vrasësit dhe gangsterët. Ajo ra në depresion dhe dy herë u përpoq të vriste veten. Në vitet që pasuan, shtëpia e saj u shit për pronarë të tjerë, martesa e saj u shkatërrua dhe kohët e fundit ajo u diagnostikua me çrregullime të stresit post-traumatik.

Zonja Felstead, tani një nënë 36-vjeçare, tha: ‘Ata nuk u merakosën fare që kishin përballë një vajzë të frikësuar të pambrojtur. Atyre nuk u interesonte se unë e pafajshme në atë gjykatë, absolutisht e tmerruar dhe familja ime ishte e shqetësuar se nuk mund të bënte asgjë. Dhe unë mendoj se ata as sot nuk e kuptojnë tamam atë që ata kanë bërë në të vërtetë. Për shkak se ende sot e kësaj dite kam kujtime dhe ankthe të tmerrshme dhe unë ende nuk mund ta durojë derën që përplaset, sepse kjo më kujton mbylljen e derës së burgut, që është tingulli më i tmerrshëm në botë”.

Ajo që e bën veçanërisht të egër mizorinë e saj ishte se, pa dijeninë e saj, nëna, babai, gjyshja, vjehrra, xhaxhai dhe tezja kishin marrë para hua dhe kishin ‘shlyer’ gjobën prej 11.500 funte, pasi që gjykatësi kishte sugjeruar të bënin kështu nëse donin ta kursenin nga burgu pasi u gjet fajtore për vjedhje në vitin 2002.

Ajo shprehet: ‘Askush prej nesh nuk është i pasur. Ata thanë se vetëm donin që të mos më linin të shkoja në burg, por unë isha e zemëruar në ta. Pse duhet të paguajnë për paratë që nuk e kisha marrë? ‘

Gjesti i familjes dështoi gjithsesi. Gjykatësi e ftoi atë të kërkojë falje. ‘Ai tha,’ Ju keni vjedhur nga pensionistët e pleqërisë ‘. Dhe në të vërtetë thash në gjykatë: “Nuk po më vjen keq, sepse nuk kam bërë asgjë të gabuar”. Dhe ai tha, ‘Mirë, unë po dënoj për gjashtë muaj’.

“Dhe pastaj më dërguan në një burg të sigurisë së lartë kur isha vetëm 19 vjeç.

‘Drejtori i burgut më tha:’ Çfarë po bën këtu? Një vajzë si ju nuk duhet të jetë këtu ‘. Kishte luftime – njerëzit që bërtitnin se do të vrasin dikë, – tha ajo. Një ditë, ajo pa me sytë e saj se si një grua kishte varur veten në qelinë e saj.

Zonja Felstead, e cila nisi punën në Zyrën Postare në Camberwell në jug të Londrës në vitin 1999, në moshën vetëm 17 vjeç, nuk është shëruar kurrë nga trauma që ka pësuar nga kjo padrejtësi që i është bërë asaj. Tani me ndihmën e një mjeku në Telford, Shropshire, ajo i është nënshtruar një terapie intensive.

Në mars, është mbajtur një gjykim tjetër pas katër gjyqeve që përbëjnë rastin maratonë të 557 ish-punonjësve që kanë paditur Postën. Në rastin e fundit, gjykatësi i ka quajtur zyrtarët e Postës gënjeshtarë.

Zonja Felstead tani thaotë: ‘Pas gjithë kësaj kohe, dikush – një gjyqtar – na kishte besuar në të vërtetë. Por unë ende ndjej zemërim për atë që ata ma kanë bërë mua. Asgjë nuk mund të më kthejë përsëri vitet që kam humbur. Tani mund të lajë emrin tim, por më pak më intereson kthimi i parave. Unë vetëm dua drejtësinë. ‘

Gjyqet rreth këtyre punonjësve ka të ngjarë të zgjasin edhe në vitin e ardhshëm. Zyra Postare po përpiqet të fitojë rastin, duke shpenzuar tash shumë më shumë. Ajo ka shpenzuar deri tani 18 milionë funte për avokatët. Një zëdhënësi Postës tha se nuk mund të komentojë rreth rasteve individuale. |Gazeta Alo