Fjalë Kyçe

Testohet treni më i shpejtë në botë

Testohet treni më i shpejtë në botë

Japonia ka filluar të testojë trenin më të shpejtë ndonjëherë.

Ai është i aftë të arrijë shpejtësinë 400 km/h dhe do bëjë një revolucion mënyrën e të udhëtuarit.

Version i trenit quhet ALFA-X dhe ka filluar të ndërtohet tre vjet më parë. Testet e para janë bërë këtë të premte.

Modeli është i paramenduar të mbajë dhjetë vagonë.

Ai do testohet në rrugën midis qyteteve të Sendai dhe Aomori që kanë 280 kilometra mes vete.

Testimet do të ndodhin pas mesnate kur linjat të jenë më pak të zëna dhe do ndodhin dy herë në javë.

Mendohet që treni të futet në përdorim në vitin 2020 por nuk do arrijë më menjëherë shpejtësinë maksimale por në vend të kësaj do provohet me shpejtësi të trenëve tjerë të shpejtë.