Fjalë Kyçe

Thotë se “uji i shenjtë” e shëroi nga kanceri, vë mjekët në aksion që ta vërtetojnë këtë!

Thotë se “uji i shenjtë” e shëroi nga kanceri, vë mjekët në aksion që ta vërtetojnë këtë!

Doktorët janë të vendosur të provojnë pretendimet e një gjyshi i cili thotë se kanceri i tij ishte kuruar mrekullisht nga uji i shenjtë në Lourdes.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Kazik Stepan, 71 vjeç, vizitoi vendin e shenjtë në Francë në adoleshencën e tij, pasi u diagnostikua me një tumor në palcën kurrizore që e linte të paaftë për të ecur.

Mjekët kishin frikë se ai nuk do të mbijetonte pelegrinazhin, por Kazik, nga Kenti, beson se pasi ishte larë në ujë të shenjtë atje, ishte në gjendje të ecte për herë të parë në disa muaj.

Ndërkohë thuhet se pretendimi i tij për mrekulli do të vlerësohet nga 30 mjekë nga Komiteti Ndërkombëtar i Mjekësisë në Lourdes.

Mjekët duhet të sigurohen se sëmundja e Kazikut ishte e pashërueshme para se të mund të vendosnin nëse ai ishte “i bekuar me një shërim të përhershëm”.

Ai vizitoi Lourdes në 1965 dhe beson se iu dha “dhurata e jetës”.

Spekulimet rreth shpellës franceze filluan në 1858, ndërsa pretendohet se rreth 100 persona janë shëruar nga uji i mrekullive.

Por nëse mjekët konfirmojnë pretendimin e Kazik, ai do të jetë britaniku i parë që do të verifikohet kurimi i tij. Ata do ta shpallin vendimin e tyre muajin tjetër.