Fjalë Kyçe

U infektua me një bakter mishngrënës, vdes disa orë pasi hyri në ujë

U infektua me një bakter mishngrënës, vdes disa orë pasi hyri në ujë

Një burrë nga Tennessee i Shteteve të Bashkuara ka vdekur më pak se 48 orë pasi u infektua me baktere mishngrënëse kur u fut për t’u larë në ujë. Vajza e tij tha se stafi i spitalit e ka neglizhuar paralajmërimin e saj që babai i është infektuar me bakterin Vibrio Vulnificus.

Cheryl Bennett Wiygul, banore e Okaloosa County-t, tha se prindërit e saj kishin ardhur nga Memphis-i për t’i kaluar disa ditë me të javën e kaluar.

Gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e vajzës, ata i kishin kaluar edhe disa ditë në plazh. Cheryl tha se kishte dëgjuar që disa njerëz janë infektuar kohëve të fundit me një bakter mishngrënës dhe për këtë arsye ajo kishte marrë masa shtesë për babanë e saj, i cili më parë vuante nga kanceri, shkruan foxnews.

Ajo tha se babai kishte filluar të ankohej nga ftohja rreth 12 orë pasi kishte hyrë në ujë. Familja e dërgoi atë në vendbanimin e tyre, sepse mjekët atje ishin më mirë të informuar për rastin e tij.

Gjendja e burrit u përkeqësua, pavarësisht se në spital u trajtua me antibiotikë.

Vajza e tij i fajësoi autoritetet për mungesë të tabelave informuese për praninë e baktereve në ujë, duke shtuar se babai i saj mund të ishte gjallë, nëse familja do të ishte informuar paraprakisht për rrezikun nga këto baktere.