Fjalë Kyçe

U përdhunua kur ishte 15-vjeçare tani është biznesmene, historia prekëse e gruas që dikur jetonte në rrugë, kurse tani ndihmon të tjerët

U përdhunua kur ishte 15-vjeçare tani është biznesmene, historia prekëse e gruas që dikur jetonte në rrugë, kurse tani ndihmon të tjerët

Një grua e cila ishte viktimë e përdhunimit, kaloi shtatë vjet duke jetuar në rrugë si e pastrehë kurse tani është një trajnere sit ë arrish sukses në jetë dhe ka dhjetra klientë, derisa në udhëtim rreth botës ndryshoi jetën e saj.

Ashtu si në filmin e Hollivudit ‘Hani, Lutuni, Dashuroni’, Sian Young paguan për një udhëtim gjashtëmujor përmes Hong Kongut, Singaporit, Malajzisë dhe Australisë, duke iu kthyer kështu jetës së saj pasi kishte kaluar ditë të vështira pasi ishte e pastrehë dhe e varfër për shtatë vjet pasi ishte përdhunuar si 15-vjeçare.

44-vjeçarja, e vetme që jeton në Hong Kong, por u rrit në Rosyth të Skocisë, u kthye nga pushimet dhe krijoi një biznes të vallëzimit rreh shtyllës në shtëpinë e saj, duke grumbulluar mijëra klientë përpara të bëhej një trajnere me orar të plotë se si ta jetosh jetën. Ajo karrierën e re e nisi në fillim të vitit 2015.

Tani Sian fluturon në mbarë botën që t’u mësojë grave se si të balancojnë karrierën e tyre dhe shëndetin e tyre si dhe është propozuar një çmim si grua prestigjioze në botën e biznesit.

Sian, i cili tani jeton në Littlehampton, Sussex, tha: ‘Është e vështirë të përshkruash se çfarë ishte jeta në rrugë’.

“Isha e ngrirë, e uritur dhe duke u trajtuar jo si një njeri nga kalimtarët.

“Unë isha abuzuar, e frikësuar dhe më duhej të luftoja me burrat e rritur për të mbijetuar – ishte ferr.

“Por përfundimisht, mendova” nuk jam ende e vdekur, kështu që ndoshta duhet të mësoj të jetoj “.

“Karriera ime në të vërtetë është ndihmuar nga fakti që unë isha një vajzë e rrugës – vajzat e reja të cilat nuk janë të mençura zakonish i gëlltit jeta.

“Kam ardhur nga fjeta në rrugë dhe tani ja ku jam. Sshumica e njerëzve që kanë kaluar nëpër përvoja të tilla ose janë të vdekur ose në çmendina.

“Por fakti që jam gjallë dhe kam jetuar për të bërë të gjitha gjërat që kam bërë do të thotë se unë do të jem në këtë planet”.

Sian u përdhunua në moshën 15 vjeçare dhe tendosja mendore që pësoi pastaj nënkuptonte lidhjen me njerëz të gabuar duke e lënë pastaj shtëpinë e saj dhe familjen e saj përpara se të gjente veten në një hotel.

Ajo ndoqi shkollën nga hoteli, por më pas përfundoi si e pastrehë.

Por pas lindjes së djalit Jordan, tani 20 vjeçar, ajo vendosi që jeta e saj duhej ndryshuar dhe për këtë qëllim ajo do të niste një udhëtim gjashtëmujor përmes Azisë dhe Australisë me djalin e saj të porsalindur.

Sian tha: “Ndjeja që udhëtimi më çlironte mendjen time.

“Të gjitha ato kohë, udhëtimet e gjata më lejonin të përpunoja atë që më kishte ndodhur”.

Pas mbarimit të udhëtimit të saj, ajo u kthye në Britani të Madhe për të nisur një biznes dhe ngriti një studio vallëzimi me shtyllë në banesën e saj të vogël me dy dhoma gjumi në një kullë të lartë në Seaton të Aberdeen.

Duke filluar me vetëm gjashtë klientë, Sian përfundimisht u zhvendos në një studio dhe mësoi më shumë se 5.000 klientë, duke punësuar gjashtë instruktorë.

Ajo tha: “Unë nuk kisha shumë njohuri, por isha kaq e vendosur për ta ngritur jetën time dhe e dija se mund të bëja vallëzimin në shtyllë.

“Mendova se po e përdorja atë që kisha, nuk mund të shkoja keq, kështu që ndërtova një shkollë vallëzimi.

‘Po përpiqesha të ngrija klasa vallëzimi në shtëpinë e parë që kisha pasur ndonjëherë – një apartament në pronë të këshillit bashkiak e cila kishte një shtyllë në dhomën e ndenjes’.

Që nga mbyllja e biznesit të vallëzimit në vitin 2014 pas shtatë viteve, Sian filloi të punonte si këshilltare shëndetësore pas marrjes së kurseve në fushën e të ushqyerit dhe meditimit dhe stërvitjes shëndetësore.

Ajo tani bën një jetë duke punuar me udhëheqëset femra që po ndërtojnë biznese, por që vërejnë se jeta dhe shëndeti i tyre personal po keqësohen.

Sian gjithashtu ka filluar të punojë me shoqata bamirëse për të pastrehët Turning Tides për të krijuar një plan pesë-pikësh për të ndihmuar ata që kanë ikur prej rrugëve dhe ka trajnuar deri tani 23 vullnetarë për të ndihmuar në këtë drejtim.

Nëna tha: “Unë dua të ndihmoj njerëzit të kuptojnë se nuk mund të mendoni drejt nëse jeni të prekshëm, të stresuar ose të sëmurë, pa shëndetin tuaj nuk jeni asgjë.

“Unë kam parë njerëzit e klasës së mesme të kalojnë nëpër një varg ngjarjesh të pafat dhe të gjejnë veten të pastrehë.

“Unë jam me të vërtetë e fortë dhe e qëndrueshme – prandaj them nëse njerëzit nuk mund të kujdesen për veten, si do të kujdesen për planetin.

‘Nëse jeni të mërzitur dhe nuk e doni veten, çfarë shprese keni? Unë e di se çfarë është të jesh në fund të fundit për të mos dashur veten.

“Pasi unë mbijetova, tani e di që ekziston një arsye për mua që të jem këtu dhe që të ndihmoj njerëzit të kujdesen për veten”.