Fjalë Kyçe

Xhirohet për herë të parë panda e bardhë në ambient të egër

Xhirohet për herë të parë panda e bardhë në ambient të egër

Në rezervatin natyror kombëtar kinez Volong është kapur nga kamerat një pandë plotësisht e bardhë, njoftuan mediat kineze.

Fotografia është bërë me një kamerë infra të kuqe në muajin prill, rreth 2.000 metra mbi nivelin e detit në krahinën jugperëndimore kineze Sichuan. Panda e rralë është xhiruar ndërsa po bredhte nëpër një pyll bambuje, raportoi CCTV, transmeton Koha.net.

Panda e xhiruar nuk kishte asnjë njollë në trupin e saj, ndërsa sytë i kishte të kuq.

“Sipas regjistrimeve me kamerë, panda është albine dhe me moshë një deri dy vjeç”, citohet të ketë thënë Li Sheng, hukumtues në Universitetin e Pekinit dhe ekspert për arinj.

Ai ka thënë CNN-it se kjo është hera e parë që një pandë e tillë xhirohet në ambient të egër.

“Kjo tregon se gjenet e albinizmit ekzistojnë në popullatën e egër të pandave të rritura në Volong”, ka thënë ai.

Rezervati planifikon vendosjen e më shumë kamerave për të ndjekur zhvillimin e kësaj pande dhe interaksionin me pandat e tjera, transmeton Koha.net raportimin e mediave.

https://www.youtube.com/watch?v=w1NkBBzxzv8