Fjalë Kyçe

Zbulohet varr masiv dinosaurësh

Zbulohet varr masiv dinosaurësh

Një paleontolog zbulon varrezën 66-milionë vjeçare të groposur nga cunami i cili shfarosi 75% të jetës në tokë.
Bëhet fjalë për zonën e Dakotës së Veriut, rreth 66 milionë vjet më parë, valët sizmike me origjinë nga një tërmet me magnitudë 10, shkatërruan 75% të jetës në tokë.
Gjatë 6 viteve gërmim në këtë zonë, paleontologu De Palma ka zbuluar se në zemrën e Dakotës së Veriut gjendet një fushë parahistorike që mund të jetë dëshmia më e mirë e ngjarjeve që ndodhën gjatë atij cunami.
Peshq të fosilizuar, gjitarë, insekte, zvarranikë detarë dhe madje edhe pjesë e një Triceratops të vensosura njëra mbi tjetrën, janë grumbullimi masiv i formave të jetesës që eshtë gjendur ndonjëherë.