Arbana e nisi ditën në mënyrën më të mirë.
Arbana Osmani ditë më parë tregoi se udhëtoi për pushim bashkë me partnerin dhe fëmijët në Bogë, shkruan lajmi.net.
Ajo u relaksua për ditë me radhë në ambientin e qetë dhe natyrën e bukur të Bogës, kurse solli fotografi të shumta për ndjekësit.
Mëngjesin e sotëm, moderatorja e nisi me një imazh, ku tregon se u befasua me një tufë me lule këtë mëngjes.
“Qëllojani se kush i mblodhi lulet më të bukura për mua këtë mëngjes”, shkruan ajo.
Atë e kishte befasuar djali Joni, duke bërë që ta nis ditën në mënyrën më të mirë të mundshme.
Kujtojmë se Arbana është nënë edhe e një djali tjetër, Diellit, nga lidhja me Eduard Grishajn.