Fjalë Kyçe

A e dini se molla ishte propozim i martesës në Greqi?

A e dini se molla ishte propozim i martesës në Greqi?

Të gjithë jemi të pasionuar pas kulturës së lashtë greke, duke qenë se Greqia është djepi i kulturës në botë, shkruan GazetaAlo.

Një nga zakonet interesante të kulturës së vjetër greke është edhe propozimi i saj me mollë.

Ashtu si shumica e zakoneve greke, kjo gjithashtu ka origjinën e saj në një mit të lashtë grek.

Në shikim të parë duket e çuditshme, sidomos për neve që jetojmë në kohën e tashme.

Por në kohërat e lashta greke, në qoftë se keni gjuajtur me mollë të dashurën tuaj ka qenë propozim për martesë.

Ishte kjo një nga mënyrat për t’ia shprehur dashurinë personit të veçantë, dhe nëse gruaja ka kapur mollën, ajo ka pranuar të martohej me të. /GazetaAlo/