Fjalë Kyçe

Autori i librit bestseller kishte gënjyer se kishte kancer

Autori i librit bestseller kishte gënjyer se kishte kancer

Dan Mallory, autor i librit bestseller Gruaja në Dritare, ka pranuar se kishte gënjyer se kishte kancer të trurit, raporton BBC, përcjell Gazeta Alo.

Mallory, i cili shkroi veprën me pseudonimin AJ Finn, tha se ai kishte proklamuar se kishte pasur kancer si një mënyrë për të fshehur betejat e tij me çrregullimet bipolare.

Pranimi i tij vjen pasi një njujorkez përmes profilit të tij e akuzoi atë për një histori të gënjeshtërt për jetën e tij personale.
Autori amerikan i tha revistës se “asnjëherë nuk ishte qëllimi” për të “përfituar nga vullneti i mirë i dikujt tjetër”.

Mallory ishte redaktor librash përpara se romani Gruaja në Dritare, vepra e tij debutuese, të publikohej në janar të vitit 2018. Pas botimit, ky roman u rendit i pari në listën e librave më të shitur të publikuar nga gazeta prestigjioze New York Times.

Një përshtatje filmike e librit tregon për një grua që vuan nga agoraphobia (frika nga turmat dhe vendet e mbyllura publike) që fillon të spiunojë fqinjët e saj të rinj. Skenari i filmit i cili është lansuar këtë vit, është bërë me skenar nga Amy Adams dhe Gary Oldman.