Fjalë Kyçe

Dhoma e Nënës Terezë në Vatikan

Dhoma e Nënës Terezë në Vatikan

Një shtrat, një tavolinë pune dhe pak hapësirë, ashtu siç ishte vetë modeste Nëna Terezë shqiptare, kështu ishte edhe dhoma e saj në Vatikan në Selinë e Shenjtë, derisa kryente detyrat e saj si një grua që ndihmojë shumë njerëzit.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, emri i vërtetë i Shën Terezës ishte një murgeshë katolike dhe misionare shqiptaro-indiane.

Prestigjiozja “New York Times”, i kishte kushtuar një rëndësi të veçantë shenjtërimit të Nënë Terezë nga Vatikanit, madje ka shkuar edhe më tej duke publikuar një foto të dhomës së saj në Selinë e Shenjtë.

Ashtu siç shihet dhoma është mjaft e thjeshtë me gjërat më elementare, ashtu siç ishte edhe vetë Nënë Tereza në misionin e saj. Dhoma përdorej nga shenjtorja sa herë që ajo shkonte në Vatikan.

Ajo lindi në Shkup (sot Republika e Maqedonisë së Veriut), atëherë pjesë e Vilajetit të Kosovës në Perandorinë Osmane. Pasi kishte jetuar në Maqedoni për tetëmbëdhjetë vjet, ajo u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj.

Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë Çmimin e Paqes “Ramon Magsaysay” dhe çmimin “Nobel” për Paqe.  Më 19 tetor 2003, ajo u lumturua dhe u quajt “Tereza e Bekuar e Kalkutës”.

Për t’u kanonizuar në shenjtore, asaj duhej t’i njihej një mrekulli e dytë, në bazë të rregullave të kishës katolike. Një mrekulli e dytë i është njohur nga Papa Françeskut, në dhjetor të vitit 2015, duke i hapur rrugën që ajo të shpallet shenjt nga Kisha Katolike e Romës. Kanonizimi i saj është bërë më 4 shtator 2016, një ditë para 19-vjetorit të vdekjes së saj.