Fjalë Kyçe

Ditët e filmit në kujtim të Faruk Begollit

Ditët e filmit në kujtim të Faruk Begollit

Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Kosovafilmi, në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës të Komunës së Prishtinës, në 12-vjetorin e ndarjes nga jeta organizojnë Ditët e filmit në kujtim të Faruk Begollit.

Filmdashësit më 23, 24 dhe 25 gusht mund të shikojnë tre filma të tij, gratis, në kinemanë Cineplex. Programi është si më poshtë:

“Era dhe Lisi” – ora 20:00.

“Kur pranvera vonohet” – ora 20:00.

“Proka” – ora 20:00.