Fjalë Kyçe

Film dokumentar për heroin Zahir Pajaziti nga regjisori amerikan (VIDEO)

Film dokumentar për heroin Zahir Pajaziti nga regjisori  amerikan (VIDEO)

Imagjino të jesh një djalë 14-vjeçar me mbiemrin Pajaziti sot, që jeton të njëjtën jetë bujqësore në fshatin Orllan sikurse që jetoi i afërmi i juaj i famshëm.

Si do të ishte të kaloje nga “Kompleksi Zahir Pajaziti” çdo ditë në rrugën tënde për në shkollë, e në shkollën të quajtur “Zahir Pajaziti”? Ky film do ta zbulojë këtë.

Zahir Pajaziti ka ndërruar jetë para 22 vjetëve dhe kujtimi për të kurrë nuk është harruar.
Për heroizmin e pishtarit të lirisë tashmë do mësojnë edhe amerikanët pasi që do të realizohet edhe një dokumentar.

Në fakt, regjisori amerikan Douglas Beck, dhe regjisori i ri kosovar, Valdrin Fetahu janë duku realizuar një film për heroin.
“Mjaltë nga shkëmbi” do të përkujdeset që të zbulojë anën tjetër të ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Filmbërësit kanë intervistuar miq dhe disa familjar, të cilët do të zbulojnë anën tjetër të medaljes së të ndjerit.
Ndryshe, në ditët në vijim do të bëhet e ditur edhe data zyrtare se kur do të shfaqet premier e filmit.