Fjalë Kyçe

Këta 12 filma frymëzues do jua ndryshojnë jetën… nëse vendosni t’i shihni

Këta 12 filma frymëzues do jua ndryshojnë jetën… nëse vendosni t’i shihni

Filmat më të bukur frymëzues lënë një gjurmë të pashlyeshme tek shikuesi. Më poshtë janë përzgjedhur 12 prej tyre: nga fitues të Oscar-it, deri të preferuar të kategorisë kult. Nuk është një listë klishe, prandaj edhe nuk gjenden filma si Lista e Shindlerit apo Forrest Gump. Megjithatë, janë të gjithë filma që ofrojnë frymëzim të jashtëzakonshëm.

1. The madness of king George

Mbreti Xhorxh III ikën nga mendtë, duke zhytur qeverinë në kaos. Mjeku revolucionar, Dr. Uillis thirret për të rikthyer rendin në këtë dramë brilante.

“Asnjë jetë njeriu nuk është pa pendesa, e megjithatë asnjë nuk është edhe pa ngushëllime” – Mbreti Xhorxh III

2. The kings of summer

Tre djem adoleshentë, të mërzitur nga familjet e tyre, shkojnë në pyll për të jetuar në një shtëpi që kanë ndërtuar vetë, duke përqafuar jetën përgjatë rrugës.

“Ju keni të drejtë, është një rrëmbim klasik. Ata morën fëmijët tanë dhe mallrat e konservuara dhe makaronat”. Frank, një prind i irrituar.

3. Rush

Një tregim emocionues i sezonit të Formula 1 në vitin 1976. James Hunt dhe Niki Lauda luftuan për Titullin Botëror, teksa i dyti pësoi edhe një aksident të tmerrshëm në ndërkohë.

“Është e pamundur që të djersij përmes një transplanti të lëkurës, kështu që djersa nuk do të futet kurrë në sytë e mi, gjë që është e mirë për një shofer”. Lauda pas aksidentit.

4. Of mice and men

Përshtatje e shkëlqyer nga Gary Sinise e romanit klasik të John Steinbeck. Xhorxhi me vullnet të fortë, dhe i paafti mendërisht, Lennie, udhëtojnë nëpër Amerikë si punëtorë ferme, duke ëndërruar që një ditë të jenë zotër në tokën e tyre.

“Kemi një të ardhme. Kemi dikë për të folur dhe që do t’ia dijë për ne” – Xhorxh.

5. The Diving Bell and the Butterfly

Bazuar në librin e Jean-Dominique Bauby, ky film francez tregon për jetën e tij pas një ataku paralizues. Teksa vuan nga sindroma e mbylljes, ai shkruan një roman.

“Vendosa të ndaloj së mëshiruari veten time. Përveç syve të mi, dy gjëra nuk janë të paralizuara, imagjinata ime dhe kujtesa ime” – Bauby.

6. Adaptation

Charlie Kaufman (Nic Cage), një njeri plot ankthe, është një skenarist që adapton një roman të vështirë, duke u bërë gjithnjë e më i paqëndrueshëm gjatë përpjekjeve të tij.

“Të gjitha problemet dhe shqetësimet e mia mund të reduktohen në një çekuilibër kimik ose në njëfarë sinapsi të gabuar. Më duhet të gjej ndihmë për këtë. Por sërish do të jem i shëmtuar”. – Charlie.

7. Life of Pi

Historia e luftës së Pi-së për mbijetesë ndërsa gjendet i bllokuar në Oqeanin Paqësor. Një tigër bengal i paqëndrueshëm është i vetmi shoqërues i tij.

“E gjithë jeta shndërrohet në një një akt tolerimi, të lësh diçka që të ndodhë, por ajo që gjithmonë dëmton më shumë, është të mos gjesh një moment për të thënë lamtumirë”. – Pi.

8. The Pianist

Rrëfimi i Roman Polanskit në lidhje me luftën për mbijetesë të pianistit të shquar polak Vładysłav Szpilman gjatë deportimit nazist të hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore.

“[Heq orën e tij] Ja, merre shite këtë. Ushqimi është më i rëndësishëm se koha”. – Szpilman.

9. My left foot

Daniel Day-Leuis ofron një performancë të jashtëzakonshme si irlandezi Christy Broun. Ai vuajti nga paraliza të rënda cerebrale, por u bë një shkrimtar i shquar.

“Ky është Christy Brown, djali im. Gjeni” – Babai i Christy Brown.

10. Life is Beautiful

Filmi i Roberto Begignit me temë nga Lufta e Dytë Botërore, është rrëfimi i një babai që përdor imagjinatën e tij për të mbrojtur djalin nga tmerret e luftës.

“Kjo është historia ime. Kjo është sakrifica që bëri babai im. Kjo ishte dhurata e tij për mua”.

11. Mud

Dy djem adoleshente zbulojnë Mudin enigmatik, i cili jeton në një ishull të rrallë. Ndërsa ata bëhen miq, shumë shpejt bëhet e qartë se organet ligjzbatuese i janë vënë pas atij.

“Ka fuqi të egra në botë, djema. E mira, e liga, fatkeqësia, fatmirësia. Si njerëz, ne duhet të përfitojmë ku mundemi”. – Mud

12. Million dollar baby

Një histori e ngritjes nga varfëria në pasuri. Maggie, një kamariere e varfër, bën një shpërthim si boksiere dhe shumë shpejt bëhet e famshme. Por…

“Është magjia e të rrezikuarit të gjithçkaje, për një ëndërr që askush nuk e sheh, përveç teje”. /Bota.al