Fjalë Kyçe

Mbahet tribunë shkencore për kryengritjen në Kulinë

Mbahet tribunë shkencore për kryengritjen në Kulinë

Në Podujevë këtë fundjavë mbahet tribuna shkencore historike që për tmeë bosht ka kryengritjen shqiptare në Kulinë në mars-prill 1910 në krye me komandant Haxhi Sadri Blaku.

Punimet në këtë tribunë do t’i kumtojnë prezentuesit: Prof. Dr. Rifat Blaku, me fjalë hyrëse, pastaj Prof. Dr. Hakif Bajrami me temën: Kryengritja Shqiptare në Kulinë mars-prill 1910 – Komandant Haxhi Sadri Blaku, Dr. Sadri Rexhepi me temën Zhvillimet historike, politike në sytë e diplomacies europiane,  Dr. Osman Ejupi me temën Kolonel Sahit Sekiraça, bartës i lëvizjes kombëtare shqiptare në shekullin XIX-XX, Mr. Salih Saliu me temën: Luftërat e shqiptarëve të Llapit për komb e shtetformim shqiptar dhe Pavarësia e Shqipërisë, Mr.sci. Melihate Zeqiri me temën Heronjët e këngëve popullore historike të Llapit dhe Mr. Adem Ajvazi, me temën: Mulla Ramë Govori dhe Partia Nacional Demokratike Shqiptare.

Tribuna do të zhvillojë punimet në sallën e Kulturës “Avdush Hasani” në Podujevë, të shtunën me fillim në ora 12.00.