Fjalë Kyçe

Ndërron jetë ky aktor i njohur

Ndërron jetë ky aktor i njohur

Ylli i kinematografisë amerikane është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Aktori amerikan, Kristoff St. John ka ndërruar jetë sot, në moshën 52 vjeçare, shkruan Mirror.

Kristoff u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij në San Fernando Valley, të dielën.

Ai u gjet nga miqtë e tij, të cilët menjëherë thirrën shërbimin emergjent, të cilët konstatuan humbjen e tij në vendngjarje.

Burime pranë “TMZ” thanë se shkak i humbjes së tij mund të ketë qenë alkooli.