Fjalë Kyçe

Në Suharekë zbulohet një stellë me vlerë të jashtëzakonshme

Në Suharekë zbulohet një stellë me vlerë të jashtëzakonshme

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë me dije se në afërsi të Therandës është gjetur një stellë, që ka vlerë të jashtëzakonshme.

Sipas vlerësimeve të ekspertëve, kjo stellë mund t’i takojë shekullit I apo II dhe bazuar në tekstin në gjuhën altine, duket se i është dedikuar një vajze 15 vjeçare.

“Në afërsi të Therandës (Peqan) si gjetje rasti është zbuluar një stellë, e cila ka një vlerë të jashtëzakonshme për faktin se pasqyron një civilizim të lartë të periudhës Romake në rajonin tonë. Ky artefakt me vlera të jashtzakonshme tani u vendos në Muzeun e Therandës”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.