Fjalë Kyçe

Njihuni me fshatin që fshihet brenda kësaj shpelle

Njihuni me fshatin që fshihet brenda kësaj shpelle

Për të arritur në fshatin Zhongdong të Kinës, duhen më shumë se një orë ngjitje në mal. E ndodhur rreth 1,500m mbi nivelin e detit, një shpellë në Kinë është shtëpi e rreth 100 njerëzve.

Në fakt, brenda kësaj shpelle ndodhet një fshat i tërë, i cili besohet se është vendbanimi më i vjetër në vend, brenda një shpelle natyrale.

Ky komunitet që jeton në këtë shpellë kishte edhe një shkollë, por qeveria kineze e kishte mbyllur atë më 2011, për shkak se, sipas qeverisë, “Kina nuk është një shoqëri shpellarësh”.

Banorët e shpellës janë duke lobuar për ta ndërtuar një rrugë që lidhë shpellën me infrastrukturën ekzistuese, në mënyrë që të përmirësohet jeta e fshatarëve.

Për momentin, Zhongdong mbetet pothuajse tërësisht i shkëputur nga bota e jashtme.