Fjalë Kyçe

Serbia me reagim urgjent në Bruksel për Kosovën

Serbia me reagim urgjent në Bruksel për Kosovën

Misioni i Serbisë në BE  ka dërguar një notë proteste tek presidenti i Komitetit Evropian të Rajoneve Karl Heinz Lambertz lidhur me përdorimin e simboleve shtetërore Kosovës  në festivalin “Krenar për regjionin tim dhe kulturën e saj”, që po zhvillohet në Bruksel në kuadër të Ditës së Zgjerimit.

Në këtë notë proteste theksohet se Serbia pret që Komiteti i Rajoneve të respektojë plotësisht neutralitetin e statusit të BE-së lidhur me Kosovën, si dhe të heqë të gjitha dokumentet promocionale që përmbajnë simbolet të Kosovës.

Për të katërtin vit me rradhë, Konferenca e Ditës së Zgjerimit e organizuar nga Komiteti Evropian i Rajoneve sjell së bashku përfaqësuesit lokalë dhe rajonalë të BE dhe të vendit në procesin e zgjerimit, transmeton Klan Kosova.