Fjalë Kyçe

24 të vdekur në Gaza, shumica terroristë të vrarë nga ushtria izraelite

24 të vdekur në Gaza, shumica terroristë të vrarë nga ushtria izraelite

Në shenjë hakmarrjeje, terroristët palestinezë të ‘Xhihadit Islamik’ hodhën mbi 500 raketa në Izrael, në shenjë hakmarrjeje ndaj vrasjes së komandantit të brigadës Kuds të organizatës radikale.

Kjo është dita e dytë e një përshkallëzimi të dhunës ndërkufitare, pasi Izraeli vrau në Rripin e Gazës një komandant të lartë të ‘Xhihadit Islamik’, një grup militant palestinez i mbështetur nga Irani.

Izraeli tha se Baha Abu Al-Atta kishte kryer një seri sulmesh ndërkufitare dhe po planifikonte më shumë.

Një sulm raketor izraelit shënjestroi gjithashtu shtëpinë e një zyrtari të Xhihadit Islamik në Damask, duke vrarë dy persona, sipas mediave shtetërore siriane. Xhihadi Islamik tha se objektivi ishte shtëpia e liderit politik ,Akram Al-Ajuri.

Si përgjigje, militantët gjuajtën rreth 200 raketa në Izrael gjatë gjithë ditës. Sulme e mëtejshme ajrore izraelite mbi objektivat e grupit militant në Gaza vranë tetë palestinezë.

Hamasi, grupi kryesor militant që drejton Rripin e Gazës, me sa duket po qëndron jashtë luftimeve.

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Lindjen e Mesme është nisur në drejtim të Kajros për të filluar ndërmjetësimin, në mënyrë që ti jepet fund dhunës.

Ndikimi i Iranit në lindjen e mesme është shtuar dhe përleshje dhe sulme nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit kisihte edhe muajin e kaluar edhe në Liban ku kishin identifikuar dy terroristë të trajnuar në Iran.

Ata ishin eliminuar me anë të fluturakeve dron të Izraelit në territorin libanez.