Fjalë Kyçe

Gruaja së cilës iu vra familja nga sulmi në Zelandë të Re: Do ta falja sulmuesin nëse konvertohet në Islam

Gruaja së cilës iu vra familja nga sulmi në Zelandë të Re: Do ta falja sulmuesin nëse konvertohet në Islam

Një grua, prindërit dhe vëllai i të cilës iu vranë në masakrën e xhamisë së Zelandës së Re, ka thënë se do ta falte sulmuesin nëse pendohet dhe konvertohet në Islam, transmeton Klan Kosova.

Ghulam Hussain, gruaja e tij Karam Bibi dhe djali i tyre Zeeshan Raza, të gjithë nga Pakistani, u vranë kur një sulmues terrorist hyri më armë në Christchurch, javën e kaluar.

E vetmja që tani është gjallë në familjen e tyre, është motra e Zeeshan, e cila jeton në Karachi.

Në një intervistë, Maryam Gul tha se pas zemërimit fillestar, ajo ka vendosur që ta falte njeriun që kreu sulmin e tmerrshme me 50 të vdekur, dhe dhjetëra të plagosur të premten e kaluar.

Australiani Brenton Tarrant, 28 vjeçar, që jetonte në Zelandë të Re, është akuzuar për vrasjen e tmerrshme.

Gul tha për BBC: “Para se gjithash dëshiroja që ai të dënohej shumë keq, por pastaj kuptova se nuk është ky shembull i profetit tim”.

“Ai e falte atë person që vrau të afërmit e tij. Dua që ai (vrasësi) të bëhet mysliman dhe të pendohet, të shohë se sa ka gabuar, dhe të kuptojë se sa i bukur është Islami”.

A woman whose brother and parents were killed in the New Zealand mosque massacre has said she will forgive the attacker - and wants him to convert to Islam