Fjalë Kyçe

Alpinisti vdes pasi që ra nga maja e Everestit

Alpinisti vdes pasi që ra nga maja e Everestit

Një alpinist, nga shteti i Utah i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk ishte aq me fat sa ta shijojë lavdinë e mbërritjes në majën e malit Everest. Ai raportohet se ka vdekur afër majës së malit të mërkurën, pasi që rrëshqiti nga aty.

Donald Cash, 55 vjeçar, ishte duke bërë fotografi pasi që arriti në majë të malit në Nepal, kur edhe ai tragjikisht rrëshqiti e ra, raporton AFP. Ai kishte arritur në pjesën më të vështirë të ngjitjes, e njohur si Hillary Step, e cila është shkëmbore dhe pengesa e fundit për të arritur në majë, por që më pas vdiq po aty.

Cash ishte njëri nga 200 personat të cilët ishin duke u ngjitur në majën më të lartë në botë, ndërkohë që sipas të tjerëve aty, po e shijonin motin shumë të mirë, raporton Fox News, transmeton Gazeta Express.

Një tjetër person, i identifikuar si Anjali Kulkarni, gjithashtu vdiq gjatë kësaj tragjedie.

Alpinistët në Utah, thanë që vdekja e Cash është shumë e vështirë për tu pranuar.

“Në kohë kur ai ka arritur në majë kishte vdekur, kjo na theu zemrën” tha Dave Roskelley.

Maja e Everestit është maja më e lartë në botë, dhe ngjitja në të lejohet vetëm gjatë stinës së pranverës. Gjatë kësaj kohe, 41 skuadra ose vetëm 378 alpinistë janë të lejuar të ngjiten. Gjithashtu edhe shoqërues të Nepalit zakonisht ngjiten me ta për t’i udhëzuar.