Fjalë Kyçe

Ambulanca aksidenton 77-vjeçaren

Ambulanca aksidenton 77-vjeçaren

Një 77-vjeçare nga Pogradeci është aksidentuar nga një autoambulancë dhe është në gjendje të rëndë.

Një ambulancë në Pogradec ka përplasur një 77-vjeçare e cila është dërguar me urgjencë për në Tiranë pasi gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka arrestuar drejtuesin

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Ll.P., 62 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas në lagjen nr.1 Pogradec, në vendin e quajtur “Ish-Banka”, duke drejtuar mjetin tip “Benz” (autoambulancë) ka aksidentuar shtetasen K.P., 77 vjeçe, banuese në Pogradec, këmbësore në rrugë, e cila u transportua në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.