Fjalë Kyçe

Askush nuk i besoi 3 vjeçarit kur tha “babi e lëndoi mamin”, derisa ia gjetën kafkën e varrosur në oborr

Askush nuk i besoi 3 vjeçarit kur tha “babi e lëndoi mamin”, derisa ia gjetën kafkën e varrosur në oborr

Familja Haims jetonin në një lagje të qetë të qytetit Jacksonville të Floridas, por një ditë Aaron Fraser pa diçka të tmerrshme që i ndodhi nënës së tij, Bonnie Haim, por askush nuk i besoi, e në vend të tij i besuan babait.

Ishte një pyetje që mbeti pa përgjigje për më shumë se dy dekada: Çfarë ndodhi me nënën e re, Bonnie Haim?

Më 7 janar, 1993, në atë kohë 23 vjeçare, Bonnie nuk u kthye nga puna, raporton Mirror, transmeton Gazeta Express.

Kur policia shkoi në shtëpinë e saj, burri i saj, Michael, tha që gruaja e tij kishte dalë në ora 11 të natës pasi që ata kishin një debat.

Michael tha se ai e kishte lënë djalin në shtëpi dhe kishte dalë në kërkim të gruas së tij. Menjëherë, qyteti ishte alarmuar për sigurinë e Bonniet, për shkak se askush nuk besonte se ajo do ta linte djalin e vet Aaron, të cilin e donte aq shumë.

Michael dhe Bonnie, jetonin së bashku në një kompani ndërtimi, që ishte në pronësi të hallës së Michaelit. Ai ishte menaxher ndërsa ajo ishte kontabiliste.

Një ditë më vonë nga zhdukja e saj, një shoqe e Bonniet e kishte gjetur çantën e saj, me 1.250 dollarë brenda në një hotel. Makina e saj ishte gjetur në një park afër aeroportit.

Karrigia e vozitësit, ishte e shtyrë më mbrapa, që bëri policinë ta kuptojë që nuk ishte Bonnie ajo që kishte vozitur. Michael e pranoi se ai kishte pasur debat një natë para zhdukjes së saj.

Nuk kishte asnjë provë, ajo thjeshtë ishte zhdukur.

Por momenti shokues ishte kur fëmija i vogël tha “Babi lëndoi mamin”.

Më vonë tha “Babi gjuajti mamin”, e më pas babi nuk mund ta zgjonte.

Ishin fjalë të rënda, por vinin nga një tre vjeçar, që nuk përbënte provë për policinë.

Aaron, më pas u dha për adoptim nga babai i tij, dhe kishte një familje të re me mbiemër Fraser. Kur ai u rrit, kujtimet se çfarë kishte parë filluan t’i ktheheshin, por ai humbi besimin se babi i tij ia kishte vrarë nënën.

Bonnie u deklarua e vdekur në vitin 1999.

Michael, babai i tij, u shpërngul për të jetuar në Karolinën e Jugut, dhe shtëpia e tij u shit. Pronarët e rinjë, kishin filluar rregullimin e shtëpisë nga e para. Por Aaron, nuk lejoi që shtëpia e tij e fëmijërisë të shkatërrohej, kështu ai e bleu shtëpinë nga pronarët e rinj.

Një ditë, rastësisht duke gërmuar në oborr për të mbjellë ca pemë me një shok, Aaron zbuloi një qese plastike.

Kur ai e hapi, pa një kafkë dhe vërejti që ishte e njeriut për shkak të formës dhe dhëmbëve.

Kur policia u thirr, rasti filloi të hetohej, dhe me ndihmën e ADN-së, u zbulua se ishin mbetjet e Bonnies. Ajo ishte qëlluar me një armë të kalibrit .22.

Michael më vonë u arrestua, dhe tani akuzohet me vrasje të shkallës së dytë.

Në vazhdim mund ta ndiqni dëshminë e plotë (në gjuhën angleze) të Michael Haim në gjykatë.