Fjalë Kyçe

Autobusi që u rrotullua nga një urë në Siberi, 19 udhëtarë mbetën të vdekur dhe 21 të lënduan

Autobusi që u rrotullua nga një urë në Siberi, 19 udhëtarë mbetën të vdekur dhe 21 të lënduan

Kanë vdekur 21 udhëtarë dhe janë lënduar 21 tjerë, derisa një autobus e ka humbur kontrollin mbi një urë në Siberi dhe ka rënë në lumë.

Në autobusin që përfundoi i rrotulluar, kanë qenë 43 udhëtarë dhe shoferi, i cili duket se nuk ka arritur të përshtatet me kushtet e rrugës, transmeton Telegrafi.

Uji i lumit ishte i cekët dhe i ngrirë në tërësi, andaj autobusi që ra nga shtatë metra lartësi nuk është fundosur, por ka mbetur në atë formë.

Shumë njerëz kanë shkuar që t’i ndihmojnë viktimat, që u nxorën me shumë vështirësi, sepse dyer ishin mbyllur në tërësi.

Pamjet e shpërndara, e tregojnë edhe borën e bërgjakur, derisa disa të pranishëm qëndronin pranë autobusit të aksidentuar.

Hetimet lidhur me aksidentin kanë filluar, derisa nuk bëhet e ditur gjendja që kanë të lënduarit që po trajtohen në spital.