Fjalë Kyçe

Autobusi shkollor përplaset me një kamion, humbën jetën 12 persona në Sllovaki

Autobusi shkollor përplaset me një kamion, humbën jetën 12 persona në Sllovaki

Të paktën 12 persona, përfshirë edhe fëmijë, kanë gjetur vdekjen pas një përplasje ndërmjet një autobusi dhe një kamioni në Sllovaki.

Sipas policisë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, 20 persona u lënduan dhe aksidenti ndodhi afër Nitrianske Hrnciarovce, 100 kilometra në lindje të Bratislavës, kur një autobus goditi një kamion.

Ekipet e shpëtimit kanë thënë në rrjetet sociale se kishin frikë se numri i vdekjeve mund të ishte më i lartë.

Në vendin e përplasjes, zjarrfikës të shumtë janë parë duke ndihmuar të lënduarit, ku në ndihmë kanë ardhur edhe helikopterë të policisë.

Kryeministri Sllovak Peter Pellegrini e quajti një tragjedi të tmerrshme dhe tha se ai do të ndërpresë vizitën e tij në Qipro për t’u rikthyer në vend.

Kamioni i përfshirë në përplasje ishte i mbushur me dhe fotografitë nga vendi i përplasjes tregojnë se ai është përmbysur.

Ndërsa mediat sllovake raportojnë se përveç kamionit, bëhet fjalë për një autobus shkollor i mbushur me nxënës.