Fjalë Kyçe

Autobusi shpërthen në mes të Stokholmit

Autobusi shpërthen në mes të Stokholmit

Re të zeza tymi kanë mbuluar sot Stokholmin, në Suedi kur një autobus shpërtheu në flakë pasi u përplas në hyrje të një tuneli.

Shpërthimi ndodhi në tunelin e Klarat. Dëshmitarët thonë se “ferri” filloi kur një bombol gazi e vendosur në krye të autobusit shpërtheu.

Fatmirësisht, asnjë pasagjer nuk ishte në autobus në kohën e shpërthimit. Media lokale raportoi se shoferi ishte plagosur.