Fjalë Kyçe

BBC: Erdogani ‘hedh në kosh të plehrave’ letrën e Trumpit

BBC: Erdogani ‘hedh në kosh të plehrave’ letrën e Trumpit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka hedhur letrën e Presidentit të SHBA-së, në ‘kosh të plehrave’, sipas BBC.

Në këtë letë, të dërguar pas tërheqjes së trupave amerikane nga Siria, presidenti Trump i ka thënë Erdoganit “Mos bëj të fortin, mos u bëj budalla”, dhe ka kërkuar që në mënyrë njerëzore t’i ndalë sulmet në Siri.

Lexoni edhe: Trumpi i shkruan Erdoganit: Mos bëj të fortin, mos u bëj budalla

Burimet e BBC-së brenda presidencës turke, i kanë thënë atyre se letra është “refuzuar” menjëherë nga Erdogani, transmeton Koha.net.

Në ditën kur kjo letër u refuzua, Turqia ka nisur ofensivën e saj kundër forcave Kurde në Siri.

“S’do të duash të jesh përgjegjës për vrasjen e mijëra njerëzve. Dhe unë s’dua të jem përgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë turke. Dhe kam për ta bërë”, kërcënoi përmes kësaj letre Trumpi Erdoganin, e shkruar më 9 Tetor.

Erdogani kësaj i është përgjigjur, sipas burimeve të BBC, të cilat kanë thënë se “Presidenti Erdogan ka pranuar këtë letër, e menjëherë e ka refuzuar atë dhe e ka hedhur në kosh të plehrave”.