Fjalë Kyçe

BE dhe Irlanda, diskutime për t’i paraprirë Brexit-it pa marrëveshje

Marrëveshja e arritur në nëntor mes Brukselit dhe Londrës, parashikonte edhe një “back stop” irlandez.

Bashkimi Evropian dhe Irlanda janë në diskutime mbi një fond të emergjencave në mënyrë që të kompensojë ndikimin e një Brexit-i pa marrëveshje, në eksportin e ushqimeve të Irlandës në Britani, njoftoi të martën gazeta “The Guardian”.

Irlanda do të kërkojë një “rregullim afatgjatë” në bisedimet e buxhetit të BE në prill, në vend të një pagese të njëpasnjëshme Brexit, njoftoi gazeta, duke cituar burime.

Marrëveshja e arritur në nëntor mes Brukselit dhe Londrës, parashikonte edhe një “back stop” irlandez, por kjo u kundërshtua ashpër nga parlamentarët britanikë, të cilët rrëzuan me votë paktin, transmeton “Tch”.

Pikërisht për këtë arsye, kryeministrja Theresa May do të udhëtojë sërish drejt Brukselit, për të gjetur një tjetër marrëveshje, por tani pa “Back stop”-in irlandez, duke kërcënuar se në të kundërt, do të ketë një Brexit pa marrëveshje.