Fjalë Kyçe

Bernie Sanders shpall sërish kandidaturën për president të SHBA-së

Bernie Sanders shpall sërish kandidaturën për president të SHBA-së

Senatori amerikan, Bernie Sanders, thotë se do të kandidojë përsëri për president në vitin 2020, duke bërë një përpjekje të dytë për të fituar nominimin e Partisë Demokratike.

Senatori 77-vjeçar i Vermontit u bë një yll politik në vitin 2016 megjithëse ai humbi nominimin për president të SHBA-së.

Përmes një letre drejtuar mbështetësve të tij, ai tha se është koha për të përfunduar “revolucionin politik” që e kishin filluar.

Senatori Bernie Sanders njihet si kritik i hapur i presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Ai e ka përshkruar atë si një “gënjeshtar patologjik” dhe “racist”.

Sondazhet e hershme bëjnë të ditur se senatori Sanders, është shumë përpara kandidatëve tjerë të mundshëm demokratë, shkruan BBC

Z.Sanders, humbi nominimin e demokratëve në vitit 2016 nga, ish-sekretarja e shtetit, Hillary Clinton.