Fjalë Kyçe

Britania është në kohë të anulojë Brexit-in

Britania është në kohë të anulojë Brexit-in

Britania e Madhe është në kohë për anuluar shkëputjen nga Bashkimi Europian. Sipas opinionit të Gjykatës Europiane të Drejtësisë, Londra ka të drejtë të ndërrojë mendje dhe të vendosë të vazhdojë të jetë pjesë e unionit, nëse këtë e pranojnë të 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian.

Por për të ndërruar mendje, Londrës i ka mbetur vetëm pak kohë, deri në përfundim të procedurave të shkëputjes, pra brenda gjysmës së parë të 2019-ës.

Opinioni mban firmën e avokatit të përgjithshëm të Gjykatës Europiane të Drejtësisë, Manuel Campos Sançez-Bordona, i cili u ktheu përgjigje letrës së një grupi politikanësh skocezë të cilët u interesuan të dinin nëse anulimi Brexitit pranohej ligjërisht.

Gjithsesi opinioni i kësaj gjykate nuk ka fuqi detyruese ligjore. Komisioni Europian ishte shprehur më herët se Neni 50 për shkëputjen e një vendi anëtar ishte i pakthyeshëm që prej momentit që aktivizohej.

Opinioni publikohet në një kohë kur parlamenti britanik ka nisur debatin 5 ditor që do të përmbyllet me votimin më 11 Dhjetor të marrëveshjes mes Londrës dhe Brukselit.

Plani për shkëputjen i mbështetur nga kryeministrja May rrezikon të mos arrijë votat e nevojshme për miratim, pasi kundër saj janë një pjesë e deputetëve konservatorë. Mosmiratimi rrezikon t’a zhysë Britaninë në krizë të gjithanshme.