Fjalë Kyçe

Demonstruesit në Hong Kong shfrytëzuan çadrat që të mbrohen nga gazi lotsjellës

Demonstruesit në Hong Kong shfrytëzuan çadrat që të mbrohen nga gazi lotsjellës

Forcat e rendit u kanë hedhur gaz lotsjellës protestuesve, që kanë hyrë në një zonë të ndaluar në Hong Kong para gjashtë ditësh dhe nuk po binden që ta lirojnë hapësirën, që është qendër e rëndësishme biznesi.

Aktivistë të shumtë dhe banorë lokalë, iu janë bashkuar demonstratave pa leje, që po zhvillohen në Yuen Long, duke shfrytëzuar çadrat që të mbrohen nga gazi lotsjellës, që po hedhet drejt tyre në sasi të mëdha, transmeton Telegrafi.

Shumica e protestuesve, kanë vënë edhe syze që përdoren në punëtori dhe me anë të çadrave, po provojnë të fshehin identitetin e tyre, që të mos kenë më vonë ndonjë pasojë të mundshme.

Këto protesta, vijnë pas një muaji lëvizjesh të shumta, kundër një ligji kontrovers për ekstradimin e të huajve nga Kina.

Në vitin 2014, çadrat ishin përdorur njëjtë për të fshehur identitetin, gjatë demonstratës Occupy Central, që më vonë u bë simbol i lëvizjes.