Fjalë Kyçe

Dënohet me ​30 vjet burg, vrasësi i gazetares bullgare

Dënohet me ​30 vjet burg, vrasësi i gazetares bullgare

Gjykata bullgare e dënoi Severin Krasmirov me 30 vjet burg për përdhunimin dhe vrasjen e gazetares televizive Victoria Marinova.

Trupi i Marinova u gjet më 6 tetor të vitit të kaluar në lumin Danub në qytetin Ruse, në veri të Bullgarisë.

Krasmirov, 21-vjeçar, u shfaq sot nën masa të forta sigurie dhe pranga në sallën e gjyqit, ku ai u deklarua fajtor dhe kërkoi shpalljen më të shpejtë të aktgjykimit.

Hetuesit përfunduan se Krasimirov vetë kreu krimin, transmeton KosovaPress.

Krasimirov u arrestua në Gjermani, ku u arratis dhe u dërgua në Bullgari, një javë pas vrasjes.

Duke pranuar fajësinë, Krasimirov evitoi burgimin e përjetshëm, transmeton AP.

Ai ka mundësi të paraqesë ankesë kundër aktgjykimit brenda 15 ditëve.