Fjalë Kyçe

Dënohet me 270 vite për pedofili

Dënohet me 270 vite për pedofili

Një burrë është dënuar me 270 vjet burg për ‘përdhunim dhe ngacmim’ të tre vajzave të reja të moshës dy vjeç për dy vite me radhë pasi nëna e tyre i tha që të kujdesej për to ndërsa ajo shiste kokainë. Andrew F. Kowalczyk u dënua në Portland  për abuzim  të rëndë ndaj dy vajzave.

Tani ato janë  23 dhe 17 vjeç. 23 vjeçarja dëshmoi gjatë seancës se ai i përdhunoi dhe i keqtrajtoi ato kur ishin fëmijë sa herë që nëna e tyre i linte me të në mënyrë që ajo vetë të dalë dhe të shes drogë.

Abuzimi ndodhi midis 2005 dhe 2007, vit kur Kowalczyk u arrestua pasi policia kontrolloi shtëpinë e tij ndërsa  ka vonuar procedurat duke kaluar nëpër avokatë të ndryshëm dhe duke parashtruar mocione.

Ndërsa pedofili  u largua nga gjykata, ai bërtiti: “Ju jeni të gjithë të korruptuar”, para gjykatësit.Juristët në këtë rast i ofruan këshillime sepse disa nga ato që duhej të shikonin dhe të dëgjonin ishin të tmerrshme.Para se të dënohej, Kowalczyk tha ‘’Mua me të vërtetë nuk më intereson se sa gjatë do mbes në burg’’.