Fjalë Kyçe

Dënohet me burgim të përjetshëm pasi helmoi sandviçët e kolegëve

Dënohet me burgim të përjetshëm pasi helmoi sandviçët e kolegëve

Si pasojë e këtij helmimi, një person ka rënë në koma dhe dy të tjerë kanë pasur dëmtime të rënda të veshkës.

I identifikuari si Klaus O, për shkak të standardeve të gjykatave gjermane, ishte arrestuar në maj, pasi ishte kapur duke vendosur përbërës të dyshimtë në sandviçin e kolegëve, në një biznes në qytetin Schloss Holte-Stukenbrock.

Gjatë bastisjes së shtëpisë së tij, policia ka gjetur laborator primitiv dhe një substancë kimike që gjykatësi Georg Zimmermann e përshkroi si “substancë më të rrezikshme se gjithë substancat kimike të përdorura në Luftën e Dytë Botërore”. O refuzoi të fliste gjatë gjykimit dhe motivet e tij mbeten të paqarta.