Fjalë Kyçe

Dezerton ushtari koreano-verior, arrin të kalojë në Jug

Dezerton ushtari koreano-verior, arrin të kalojë në Jug

Koreja e Jugut ka ndaluar një ushtar koreano-verior i cili kaloi kufirin e fortifikuar të zonës së demilitarizuar që ndan dy Koretë.

Ai u gjurmua përmes pajisjeve të imazherisë termale. Personi në fjalë, emri i të cilit nuk u bë i ditur nga ushtria korano-jugore, ishte një ushtar në detyrë që shprehu interesin për të dezertuar për në Seul.Dhjetëra persona largohen nga Koreja e Veriut çdo vit, por dezertimi përmes zonës së demilitarizuar është shumë i rrallë dhe i rrezikshëm.

Në nëntor të 2017-ës, një ushtar koreano-verior u qëllua 40 herë me armë nga shokët e tij ndërsa po kalonte zonën.