Fjalë Kyçe

Dy aeroplanë përplasen në aeroportin e Amsterdamit

Dy aeroplanë përplasen në aeroportin e Amsterdamit

Një aksident njoftohet të ketë ndodhur në aeroportin ‘Schiphol’ të Amsterdamit, ku u përplasën aeroplani i kompanisë ‘Easy Jet’ A320 dhe ‘KLM Boing’ 737-800.

Të dy aeroplanët u dëmtuan teksa po niseshin kurse udhëtarët u evakuuan në mënyrë të sigurtë.

Avioni i ‘KLM Boeing’ kishte për të fluturuar në Madrid, kurse ‘Easy Jet’ për në Londër.

Pasagjerët janë transferuar në aeroplanë të tjerë ndërsa aeroporti ka filluar një hetim.