Fjalë Kyçe

E çuditshme, kjo është arsyeja pse jep dorëheqje ministri japonez

E çuditshme, kjo është arsyeja pse jep dorëheqje ministri japonez

Ministri i ri i Tregtisë në Japoni ka dhënë dorëheqjen, pasi u akuzua për shkelje të ligjit të zgjedhjeve.

Raportet e mediave japoneze thonë që Isshu Sugawara u dhuroi mbështetësve të tij në Tokio pjepra të shtrenjtë, portokalle, havjar dhe qumësht blete.

Po edhe pse duket qesharake për një vend ku pjepri është një frut i kudogjendshëm,  në Japoni ky frut është një objekt luksi pasi në vitin 2019 një pjepër arriti çmimin rekord 45 mijë dollarë sipas businessinsider.

Por ministri japonez gjithashtu ka ofruar “para ngushëllimi” prej 20,000 jenesh japonezë (185 dollarë) familjes së një përkrahësi të tij. Ligji zgjedhor i Japonisë ndalon politikanët të dërgojnë dhurime për votuesit në zonën e tyre elektorale.

Pretendimet u shfaqën së pari në revistën javore Shukan Bunshun, e cila thoshte se sekretari i Z. Sugawara kishte ofruar rreth 20,000 jen familjes së një zgjedhësi që kishte ndërruar jetë. Revista gjithashtu shtypi listat e dhuratave që ishin dërguar nga zyra e tij, duke përfshirë edhe pjeprat dhe portokallet.