Fjalë Kyçe

E pabesueshme: Rusi akuzohet për kanibalizëm, hëngri tre miq, qenin dhe macen

E pabesueshme: Rusi akuzohet për kanibalizëm, hëngri tre miq, qenin dhe macen

Në Rusinë veriore, një 51-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk dihet, u arrestua ditë më parë për kanibalizëm dhe vrasje të shumëfishta pasi policia identifikoi se kishte ngrënë tri viktima si dhe mbetjet e maceve, qenve dhe kafshëve të vogla.

Burri dyshohet se ka ngrënë kafshë, si dhe tre burra me të cilët janë miqësuar dhe kanë pirë pije alkoolike. Kur viktimat i zuri gjumi, ai dyshohet se i theri me thikë dhe më pas i preu, transmeton BBC.

Kockat e tyre u gjetën në çanta të mbetura në një lumë afër qytetit të Arkhangelsk. Më 29 tetor, Komiteti Hetues Rus lëshoi një deklaratë në lidhje me të dyshuarin dhe lëshoi një video të arrestimit të tij. Deklarata thotë se i pandehuri ishte i shëndetshëm mendërisht.

Vrasjet dyshohet se kanë ndodhur në 2016 dhe 2017, por hetuesit vetëm kohët e fundit i kanë identifikuar viktimat pasi kërkohej testimi mjekoligjor. Të dy burrat nuk kishin të afërm, ndërsa i treti u zhvendos në qytet në kërkim të punës.