Fjalë Kyçe

E shkeli vajzën 10-vjeçare derisa po e priste babai për ta marrë nga shkolla

E shkeli vajzën 10-vjeçare derisa po e priste babai për ta marrë nga shkolla

Gruaja e një biznesmeni e cila e shkeli dhe e mbyti në vend një vajzë 10-vjeçare, u përpoq të ikte në Arabinë Saudite, sot është dënuar me burg për 20 muaj.

Sobia Aftar e rriti shejtësinë me Range Roverin e saj dhe e kaloi trotuarin duke e shkelur përtokë gjimnasten e talentuar Marianne Haboc në Rochdale më 1 tetor 2018.

Marianne po bëhej gati të kalonte rrugën për të takuar babain e saj, i cili ishte duke pritur për ta marrë nga shkolla në shtëpi.

Nëna e katër flmijëve Aftar i tha policisë se kishte nxituar, sepse ajo ‘kishte vetëm një orë kohë për të marrë fëmijët e saj nga shkolla, për të blerë një kartë urimi për ditëlindjeje dhe për të marrë vajzën e saj në festë’.

Vetëm dy javë pas tragjedisë, 33-vjeçarja u arrestua në Aeroportin e Mançesterit pasi u përpoq të hipte në një aeroplan për në qytetin Xheda të Arabisë Saudite bashkë me burrin e saj, katër fëmijët dhe dhjetë valixhe të mbushura me sasi të mëdha ilaçesh, veshje për të gjitha stinët , pajisje elektrike, dhe lojëra elektronike.

Prindërit e Marianne më vonë pohuan se ishin ‘të indinjuar’ nga miqtë e burrit të Aftar, të cilët nuk kishin bashkëndier në dhembjen e tyre.

Babai i Mariannes i tha gjykatës se vajza e tij ishte ‘shoku më i mirë’ dhe ‘mrekullia’ e tij, sepse ai dhe gruaja e tij nuk kishin më mundësi të bënin fëmijë të tjerë.

Ai tha se 10-vjeçarja kishte fituar një garë kombëtare të gjimnastikës dhe duhej të shkonte në shkollë herët për të ndihmuar nxënësit më të vegjël.

Aftar, nga Rochdale, pranoi se shkaktoi vdekjen nga ngasja e pakujdesshme dhe u pranua kërkesa e saj se vdekja nuk ishte shkaktuar nga ngasja e rrezikshme.

Prokurori Mark Rhind i tha gjykatës: “Fëmijët u inkurajuan të fillojnë të ecin vetëm në vend që të kenë prindërit afër, sa për të fituar besim.

“Vajzat nuk po vraponin por thjesht ishin duke ecur dhe duke biseduar kur Marianne u godit për vdekje. Ajo vdiq pak pas kësaj. Asgjë nuk mund të ishte bërë për ta shpëtuar atë. ‘

Policia më pas kishte hetuar se Aftar mund të jetë duke ikur nga Mbretëria e Bashkuar. Një itinerar udhëtimi tregoi se ajo dhe familja e saj po fluturonin në Xhedah, pastaj në Madinë dhe një fluturim i dytë ishte rezervuar në Islamabad.

Nuk ishte planfikuar udhëtimi i kthimit dhe shkolla nuk ishte njoftuar për ndonjë mungesë për fëmijët më të vegjël.

Familja më vonë kishte deklaruar rrejshëm se kishin planifikuar një pelegrinazh fetar në Mekë.
Babai i Mariannes i tha gjykatës se si ai gjeti paramedikët duke u përpjekur me dëshpërim për të shpëtuar jetën e vajzës së tij.

Ai tha se ‘asnjë baba nuk duhet të ketë fatin e keq për të parë vajzën e tij në atë gjendje’ dhe ai ende vuan nga kujtimet e trishta.